Mourinho: Kritikat forcojnë lojtarët

Unknown | Friday, November 08, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se ai nuk dëshiron t’i frikësojë lojtarët kur i kritikon, por thotë se ai ka pasur të drejtë t’i kritikojë pas ndeshjes ndaj Newcastle.

Mourinho reagoi shumë ashpër ndaj ekipit pas disfatës në St. James park dhe thotë se këto reagime i bëjnë lojtarët më të fuqishëm.
“Humbja nga Evertoni ishte pasojë e asaj që futbolli mund të jetë. Humbja ndaj Baselit ishte po ashtu e çuditshme”.
“Ndaj Newcastle kisha ndjesinë se nuk kemi qenë të mirë nga minuta e parë. Kështu që për lojtarët që kanë punuar për herë të parë me mua ndoshta kam qenë tejet nervoz”.
“Unë nuk dua të jem i frikshëm, unë thjesht dua që të kem ndikim në mentalitetin e tyre, t’i bëj më të fortë dhe më profesional. Kështu, synimet e mia nuk janë t’i frikësoj, por t’i bëj më të fortë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...