Vettel vë njërën dorë mbi titull

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Piloti i Red Bullit, Sebastian Vettel, ka dominuar edhe në garën për Çmimin e Madh të Koresë duke u afruar shumë pranë që të shpallet për të katërtën herë radhazi kampion bote në Formula 1.
Rivali kryesor për titull, Fernando Alonso (Ferrari), zuri vetëm vendin e gjashtë, ndërsa gjermani mund të shpallet kampion që në garën e ardhshme me një fitore eventuale në Japoni, me kusht që spanjolli të përfundojë më poshtë se pozita e tetë.
Krahas 26-vjeçarit, në podium u ngjitën pilotët e Lotusit, Kimi Raikkonen dhe Romain Grosjean.
Pas këtij triumfi, Vettel është 77 pikë përpara Alonsos kur kanë mbetur edhe pesë gara për t’u zhvilluar, gjegjësish 125 maksimale për t’u fituar. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...