Agim Cana: Granit Cana është i poshtër!

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Pas deklaratave të disa ditëve më parë të Granit Canës, se familja Cana nuk e ka ndihmuar kurrë në karrierë, ka reaguar babai i Lorik Canës, Agimi. Ai thotë se Granitit ia mundësuan provat në Nantes. Madje, Agimi shton se falë tij, ai kishte arritur marrëveshje me Teutën e Durrësit.

“Ai është një i poshtër, që në deklaratat e tij ka vetëm gënjeshtra. Ne ia kemi siguruar provat në Nantes dhe ata të klubit kanë thënë se niveli i tij është si i një 14-vjeçari”, thotë Agim Cana për “Sport”.

Graniti është djali i axhës së Lorik Canës. Në stinorin vjeshtor luajti për Flamurtarin e Prishtinës. Në deklaratat për ‘Sport’, ai kishte thënë se kurrë një herë nuk u ndihmua nga familja Cana, të paktën nuk ia mundësuan provat në ndonjë klub.


Granit Cana
Tutje, Agim Cana thotë se falë tij, Graniti fitoi një kontratë me Teutën e Durrësit. “Krahas provave në Nantes, unë personalisht kam ndikuar që të arrijë marrëveshje me Teutën e Durrësit, pasi në të kundërtën nuk do të mund të luante as aty”, shtoi ai.

Agimi thekson se të gjitha ato që i ka thënë Graniti, janë gënjeshtra.

“Kur u kam ndihmuar shumë lojtarëve tjerë, përse nuk do t’i ndihmoja një të afërmi tim”! pyet Agimi. Ai këto ditë ka ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!