Dallaku: S’kam recetë, por besoj te suksesi ndaj korçarëve

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Te Kastrioti kanë planifikuar që të bëjnë edhe një seancë tjetër stërvitore në Krujë, në mënyrë që lojtarët të familjarizohen me fushën në prag të takimit me Skënderbeun. Të gjithë ndihen gati dhe janë më shumë se të bindur që do të bëjnë kthesën. 

Trajneri i dytë, Shaban Dallaku, shpjegon se nuk ka asnjë recetë të veçantë kundër korçarëve, por sërish beson te pikët. “Nuk do e prishim sistemin tonë të lojës në varësi të kundërshtarëve. Kjo për ne është një ndeshje e radhës dhe përballë një rivali të fortë, i cili meriton respekt. Megjithatë nuk i druhemi, pasi unë besoj se ne do të tregojmë vlerat tona këtë të shtunë. 

E rëndësishme është që nuk kemi mungesa, gjë që na jep luksin të hedhim në fushë më të mirët”, – tha Dallaku. Në ndeshjet e fundit skuadra luajti me skemën 4- 5-1, me Fatakin në vijën e parë, por që në momente të caktuara shndërrohet në 4-2-3-1. Pritet që po kështu të luhet edhe me Skënderbeun, duke krijuar në fakt një ekip më mbrojtës. Ndërkaq, të gjithë kërkojnë të thyejnë tersin e viteve të fundit, ku korçarët dalin veçse fitues nga Kruja.
Murat Aruçi

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!