Reali rrezikon Barcën për Neymar

dardanmiftari | Monday, August 06, 2012 | 0 Komente

Real Madridi besohet se është duke e shqyrtuar mundësinë e shkatërrimit të planeve të Barcelonës dhe anulimin e para kontratës së klubit katalanas me yllin brazilian, Neymar.

Neymar ka marrëveshje me Barcelonën që të kalojë te klubi katalanas në rastin e parë që i mundësohet largimi, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se edhe Reali është në lojë.

El Confidencial shkruan se drejtorët e Realit janë të bindur se marrëveshja nuk është paraqitur në FIFA dhe lehtë mund të anulohet në rast se bëjnë një ofertë më joshëse.

Neymar ka stërvitur një kohë te Real Madridi dhe këtë vit ka biseduar personalisht me Jose Mourinhon për një kalim te klubi mbretëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...