Interi fillon bindshëm – barazon Roma

Unknown | Sunday, August 26, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 3-0, Interi ka shënuar fitore përballë ekipit të promovuar këtë edicion në Serie A, Pescara, në ndeshjen e parë kampionale.

Milito pranoi një top nga Zanetti dhe e dërgoi në drejtim të Wesley Sneijder dhe mesfushori holandez kaloi Nerazzurrët në epërsi (17’).

Dy minuta më pas, transferi i ri Cassano shmangu kurthin e pozitës jashtë loje dhe në vend se të godiste, pasoi te Diego Milito, i cili nuk fal (19’). Edhe në golin e tretë ishte i përfshirë sulmuesi argjentinas, pasi ai e bëri pasimin te Coutinho që e vendosi rezultatin përfundimtar (81’).

Nga ana tjetër, Roma i ka shpëtuar humbjes në minutat e fundit të takimit ndaj Catanias. Giallorossët u gjetën dy herë në disavantazh, mirëpo arritën që ta barazojnë rezultatin dhe të mos dalin të turpëruar nga Olimpico.

Në takimet tjera, Lazio ka shënuar fitore minimale në transfertë te Atalanta, ndërsa Napoli e ka mposhtur me rezultat 3-0 Palermon si mysafir.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...