Messi më i pasuri, tejkalon Ronaldon

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 1 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është përfituesi më i madh në botën e futbollit me plot 30.5 milionë euro të fituara vitin që shkoi, duke tejkaluar kështu rivalin e tij Cristiano Ronaldon, gjithnjë sipas listës së publikuar nga Sports Illustrated.
Por, përkundër faktit se është futbollisti me më shumë përfitime, Lionel Messi është vetëm i shtati në ranglistën e përgjithshme, duke mbetur prapa Fernando Alonsos, i cili është tifoz i Real Madridit.

Nga anglezët në ranglistën e përgjitshshme, ylli i Manchester United, Wayne Rooney e sheh veten në vendin e 18-të të sportistëve më të paguar në botë, duke tejkaluar David Beckhamin që gjendet në vendin e 23-të.

Sportisti më i paguar në botë është golfisti Tiger Woods me përfitime prej 50 milionë dollarësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. hahahah Woodsin nuk munet me nxon kerkush

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...