Kaka u prezantua në "Santiago Bernabeu"

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 3 Komente

Kaka Real MadridYlli brazilian, Kaka është prezantuar sonte në mbrëmje (30.06.2009) si futbollist i ri i Realit. Promovimi i tij është bërë në stadiumin "Santiago Bernabeu", ku kanë marrë pjesë afër 50.000 njerëz. Njëri nga futbollistët më atraktiv në botë, në "klubin mbretëror" do ta bartë numrin 8.
"Jam shumë i lumtur që do të luajë në këtë klub, historia e të cilit nuk mund të krahasohet me asnjë klub tjetër në botë. Shpresoj se edhe emri im do të mbetet i shkruar në historinë e Realit dhe do ta ndihmoj këtë klub për të fituar shumë trofe", ka theksuar Kaka, i cili kaloi te Reali nga Milani për 65 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

3 comments:

Shkruani Komentin Poshtë...