Buffon: Brazili favorit për Kupën e Konfederatave

dardanmiftari | Sunday, June 14, 2009 | 0 Komente

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka folur për përfaqësueset favorite për ta fituar Kupën e Konfederatave, duke pohuar se Brazili mbetet favoriti kryesor për ta fituar turneun, i cili fillon të dielën.
“Brazili ka më shumë kualitet dhe më shumë talentë. Mirëpo edhe ne (Italia) dhe Spanja do të mundohemi të fitojmë. Për mua ky turne vlen shumë, pasi që janë të përfshira përfaqësueset më të mira nga të gjitha kontinentet”. “Nëse ne e fitojmë kjo do t’i ndihmonte shumë futbollit italian, sepse ne ndihemi si ambasadorë të futbollit italian”, është shprehur portieri i Juves për “La Gazzetta dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...